Rend dhe Ligj

Arrestimi i gardistit të Lindita Nikollës, Balla takon oficerët e Gardës dhe u premton trajtim më të mirë financiar

Pas arrestimit të gardistit Martin Nikolli, i cili u përfshi në një konflikt dy ditë më parë në Hamallaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është takuar mëngjesin e sotëm me drejtues dhe oficerë së Gardës së Republikës.

Në fjalën e tij ministri Balla deklaroi se reagimet do të jenë të menjëhershme për këdo që do të shkelë normat etike gjatë ushtrimit të detyrës dhe jashtë saj. Ai premtoi se do të bëjë gjithçka për të garantuar një trajtim financiar sa më të mirë për të gjitha nivelet e strukturës së Gardës së Republikës.

“Të jeni të sigurt që do të bëj gjithçka për të garantuar një trajtim financiar sa më të mirë për të gjitha nivelet e strukturës së Gardës së Republikës. Edhe pse sot jam këtu për të adresuar një problematikë të një fenomeni, që nuk duhet të ndodhë më kurrë me asnjë punonjës të Gardës së Republikës, lidhur me një rast të bërë publik së fundi, ku natyrshëm veprimi ynë ishte i menjëhershëm, dhe ky veprim do të jetë i menjëhershëm në të gjitha rastet kur një anëtar i kësaj Garde të nderuar Republike, do të shkelë normat etike të funksionimit, të të qenit dhe të të pasurit nderit për të qenë anëtar i Gardës së Republikës.

Dua ta them për secilin prej jush që të jesh anëtar i Gardës së Republikës është një nder. Dhe në fakt ndër vite Garda e Republikës, sikurse e tha edhe Komandanti, ka pasur edhe ka suksese në ruajtjen e personaliteteve, por edhe në organizimin e mjaft takimeve të rëndësishme ndërkombëtare sikurse patëm vjet samitin, edhe sikur do të kemi në 16 tetor përsëri samitin e Procesit të Berlinit, një aktivitet i rëndësishëm, ku për mbarëvajtjen e tij, përgjegjësinë më të madhe e ka Garda e Republikës. Por, megjithatë, ajo që për mua ka shumë rëndësi është që ne duhet të vazhdojmë të rrisim mbështetjen për Gardën e Republikës, qoftë në infrastrukturë, qoftë në teknologji”, tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë