Politike

Bardhi pyet avokatët e ish-zv/kryeministrit: A ka qenë edhe Gjiknuri në udhëtimet e Ahmetajt?

Vijojnë diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, për heqjen e imunitetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, të cilin SPAK kërkon ta arrestojë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar me disa pyetje avokatëve mbrojtës të Ahmetajt. Sipas Bardhit, seanca nuk ka përse të shtyhet pasi ish-ministri është larguar jashtë shtetit ditën që është kërkuar arrestimi.

Bardhi gjithashtu ka pyetur avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha nëse kanë dijeni që në fluturimet me biznesmenët e inceneratorëve ka qenë edhe Damian Gjiknuri.

“Nëse klienti juaj do ishte prezent, do bashkëpunonte dhe përballej me drejtësinë, mund të kishim qenë mirëkuptues për më shumë kohë për mbrojtje. Por klienti juaj ka ikur jashtë vendit ditën që është kërkuar arrestimi. Kritikuat prokurorinë pse e ka shtrirë hetimin duke nisur që në vitin 2004. Ky lloj hetimi i pasurisë së zyrtarëve duhet të bëhet për të gjithë politikanëve.Akuzat nuk kanë natyrë politike, por për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Pse jeni ju kundër kontrollit të pasurisë dhe shtrirjes së hetimit që nga 2004? Keni ju prova për ligjshmërinë e kësaj pasurie? Pse ka gënjyer Ahmetaj për raportin me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton? A rezulton që në udhëtime njëlloj si Ahmetaj me këta dy persona, ka qenë edhe Damian Gjiknuri? A e konfirmoni ju ketë?”, mësohet të ketë thënë Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë