Lajme

Arrestimet për fajde në Shkodër, familjarët akuzojnë ish-prefektin: Ai e krijoi skemën

Familjarët e të dyshuarve për fajde që u arrestuan në Shkodër akuzojnë ish-prefektin Paulin Radovani se ka përvetësuar para dhe ka krijuar një skemë të ngjashme me firmat piramidale.
Emri i ish-prefektit Radovani doli gjatë seancës për masën e sigurisë, të shtunën, si personi nga ku ka nisur zbulimi i këtij fenomeni, pasi djemtë e tij u kishin borxhe disa personave, e si rrjedhojë ai humbi një pjesë të biznesit.
Disa të afërm të të arrestuarve e kanë kundërshtuar këtë pretendim, duke thënë se paratë u janë dhënë djemve të tij sepse i kishin miq.
Mësohet se zinxhiri i parave me fajde bëhej për shkak të vesit të bixhozit që kishin dy të rinjtë. Borxhet ishin marrë për të mbyllur të tjera borxhe, e të përfshirë janë shumë persona, të cilët kanë dalë garant për dhënien e parave me përqindje të larta.
Ndërkohë, në sallën e gjyqit edhe personat e ndaluar nuk e kanë pranuar akuzën për fajde.
Ata janë shprehur se i kanë vetëm borxh për shkak të marrëdhënieve shoqërore dhe miqësive familjare djemve të ish-prefektit, me idenë se i ktheheshin duke qenë se familja Radovani kishte biznese.
Personat e ndaluar janë shprehur se Radovani i ka futur në kurth. Ata thonë se janë me qindra personat që mund të kenë pasur dhe më shumë borxhe dhe probleme.
Të arrestuar janë shtetasit:
Byrhan Alija, 61 vjeç nga Shkodra
Edi Memcaj, 33 vjeç nga Shkodra
Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;
Artan Dragani, 39 vjeç nga Shkodra
Marjan Bregu, 31 vjeç nga Shkodra
Vinko Nikprelaj, 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;
Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra
Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra
Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;
Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;
Naim Ahmetaj 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë
Ilir Sokoli


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë