Rend dhe Ligj

“Arrest shtëpie” ish-futbollistit Klodian Duro: Doja të takoja vajzën

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për ish futbollistin Klodian Duro. Gjyqi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ai mësohet nga burime të Gazetës “Si”, i ka kërkuar ndihmë gjykatës.

Duro është shprehur se nuk ka kanosur askënd, as ka dhunuar njeri.

“Unë shkova te shtëpia dhe theva urdhrin e mbrojtjes, pasi më kishte marrë malli për të Nga situata e karantinimit s’po e takoja dot. Doja vetëm ta shihja”, është shprehur ish-futbollisti Duro.

Klodian Duro u arrestua dje nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje.

42-vjeçari sipas një burimi të sigurt të policisë ishte denoncuar nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte. Ish-futbollisti i njohur ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, ajo kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga gjykata që e urdhëron Duron të mos i afrohet ish-bashkëshortes dhe as mos ta telefonojë. Por në datën 24 mars, ish-futbollisti i njohur ka shkuar në banesën ku jeton ish-partnerja e tij. Ai i ka rënë derës dhe e ka kanosur ish-bashkëshorten.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë