Ekspozite

Arratisja e Kupidit

Kupidi vjen në jetë dhe arratiset nga piktura e Rubensit. Në zemër të aeroportit të Brukselit, udhëtarët mund të zbulojnë një mënyrë të re për të shijuar artin. Në sallën e pritjes me piktura nga Rubens, një kupid nga piktura “Festa e Venusit” (1636) vendos të kalojë pak kohë duke u vërdallisur nëpër sallë. Falë një sistemi projektimi, perëndia me flatra del nga piktura për një shfaqje të vogël.

Kompania belge, SkullMapping  nuk është e re në këto projekte: më 2015 kompania pati një sensacion me projeksionin e saj, të titulluar “Petit Chef” në një restorant. Ky shef i vogël, prezantonte historinë e një shefi të vogël të zënë, projektuar në pjatat e restorantit dhe që punonte duke gatuar pjatat e klientëve direkt para syve të tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=JREE37Q5cNM

Skullmaping, i drejtuar nga Antoon Verbeeck  dhe Filip Sterckx, inauguruan kështu provën se projeksionet me shkallë të vogël për një grup të vogël njerëzish mund të ishin njësoj mbresëlënëse. “Në fillim e krijuam Shefin e vogël për një apo dy evente, për të treguar potencialin e mini-hartëzimit’,  do të zbulonte Antoon Verbeek. “Kur pamë numrin e restoranteve dhe hoteleve që nisën të na elefonojnë pas videos së parë, kuptuar se ky koncept mund të shënjonte vërtetë hyrjen e video mapping në industrinë hoteliere”.

https://www.youtube.com/watch?v=73sF5lXFTsU

"Festa e Venusit" është piktura e artistit flamand Peter Paul Rubens, tashmë në Muzeun Kunsthistorisches, në Vjenë. Është një përshkrim ëndërrimtar  i festivalit romak Veneralia që festohet për nder të Venus Verticordia.

https://www.youtube.com/watch?v=8hellCoFdu4

Ky projeksion i vogël i Kupidit, u pajtua nga VisitFlanders, agjencia zyrtare turistike që promovon rajonin:  synimi është të shfrytëzojmë hapësirat kaluese të udhëtarëve – siç janë aeroportet – për të përhapur dijen e artit flamand në mënyrë kapilare. Hapësirat anonime të terminalit  do të mbushen çdo herë me vepra origjinale të artit  apo të përfaqësimeve të tyre. Po e njëjta kompani ka realizuar projeksione të tjera për argjencinë turistike, si "Krijesat", e Bruegel-it.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë