Rend dhe Ligj

Armët dhe municionet e gjetura te ‘5 Maji’ ishin groposur me thasë. Si i zbuloi policia

Gazeta Si - Arsenali i armëve të gjetura një ditë më parë në rrugën "5 Maji" ishin fshehur mes shkurreve në afërsi të pallateve të banimit të vendosura në thasë.

Armët dhe municionet kanë qenë të groposura dhe policia ka bërë sekuestrimin e tyre, duke i ka dërguar në policinë shkencore për të mësuar më shumë rreth tyre.

Sipas burimeve policore, të futura nëpër thasë dhe të fshehura në një gropë me shkurre pranë një blloku pallatesh, u gjetën 73 fishekë luftarak të kalibër të madh.

Rreth 150 krehëra që mbajnë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit. Pjesë armësh automatike, 1 tytë mitralozi, 2 pajisje optike për armët. U gjetën 4 targa, nga të cilat 2 ishin angleze 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare.

Operacioni u zhvillua pasi policia u njoftua se disa persona, për shkak të presionit të policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak.

“Për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, menjëherë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur në rrugën “5 Maji”, pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë”, - thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit nuk është arrestuar asnjë person dhe po punohet për të identifikuar poseduesit që i fshehën armët aty.

Ndërkohë, në thuajse 5 muaj, 4 baza armatimesh janë zbuluar në kryeqytet, ku janë sekuestruar armë të sofistikuara, si dhe municione luftarake të fuqishme.

Dyshohet se ato janë përdorur në ngjarje të kaluara kriminale nga grupe të ndryshme në Tiranë dhe jo vetëm

Nga operacionet e kryera në këto ambiente, që kryesisht ishin vend magazinime dhe hyrje apartamentesh, në pranga kanë përfunduar si përgjegjës 7 persona dhe një është shpallur në kërkim.

Arsenali i armëve i zbuluar së fundmi

73 fishekë luftarak të kalibër të madh.

Rreth 150 krehra që mbajnë fishekë të kalibrave të ndryshëm

-92 pjesë shuli si ato të armës së zjarrit.

-Pjesë armësh automatike.

-1 tytë mitralozi.

-2 pajisje optike për armët

U gjetën 4 targa, nga të cilat 2 ishin angleze 1 targë italiane dhe 1 targë plastike shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë