Kombetarja

Armando Broja përshpejton rikthimin, fillon stërvitjen në palestër

Gazeta Si – Këputja e ligamentit, operacioni dhe tani faza e rikuperimit. Armando Broja ka filluar stërvitjen në palestrën e Çelsit dhe duket se ka përshpejtuar rikthimin në fushën e blertë pas atij dëmtimi të rëndë.

Në fillim u tha se sulmuesi i Kombëtares shqiptare e kishte mbyllur sezonin, por sipas shtypit anglez, ai mund të jetë gati në muajin maj. Gjithmonë, nëse faza e riaftësimit ecën sipas parashikimeve.

Broja në dyluftim me Dimarkon gjatë ndeshjes me Italinë. Gazeta Si, 9 shkurt 2023

Broja humbet ndeshjet e para kalualifikuese të Shqipërisë për Euro 2024, por për trajnerin Silvinjo është lajm i mirë që tashmë sulmuesi ka nisur punën në palestër. Lojtari i Çelsit është pa dyshim një nga pikat më të forta të kuqezinjve.

Zërat e merkatos ndërkohë vazhdojnë ta çojnë Brojën në shumë skuadra, edhe pse ai aktualisht është në ‘bokse’. Italia mbetet një destinacion i mundshëm, por gjithçka mbetet të shihet në verë, pasi sulmuesi të jetë riaftësuar plotësisht.

Një tjetër sulmues që luan në Angli, Rei Manaj, duket se i ka dhënë fund aventurës me Uatfordin. Gjasat më të mëdha janë që ai të kthehet në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë