Atletike

Armand Duplantis kërcen 6.23 metra, tjetër rekord botëror nga sportisti suedez

Gazeta Si – Në finalet e ‘Diamond League’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sportisti suedez ka thyer rekordin e tij. Duplantis konfirmohet kështu si një nga sportistët më dominues të kohës.

Edhe një herë dhe akoma më lart. Armand Duplantis kalon sërish veten dhe firmos rekordin e 7-të botëror në kërcimin së larti. Këtë herë e ka ngritur stekën vetëm një centimetër më shumë në krahasim me kërcimin që kishte bërë në Francë në shkurt. Rekordi i ri është 6.23 metra.

Spektaklin e radhës të sportistit suedez e ka shijuar publiku i Eugene, në Oregon, që është edhe ‘Toka e premtuar’ e atletikës amerikane. Duplantis, ashtu siç pritej, është konfirmuar mbret në disiplinën e tij në këto finale të ‘Diamond League’.

Nga 7 rekordet e botës që Duplantis ka regjistruar, ky i fundit është i dyti ‘outdoor’. Edhe të parin e ka arritur në Hayward Field të Eugene.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë