Futboll

Armand Duka zgjidhet në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, është zgjedhur sot anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kjo është hera e dytë që Duka kandidon për këtë post dhe ia ka arritur qëllimit për të qenë në kupolën drejtuesve të futbollit europian. Zgjedhjet janë zhvilluar në Romë, ku UEFA ka mbajtur kongresin e 43-të.

Sipas informacionit të bërë publik nga faqja zyrtare e FSHF-së, Armand Duka ka fituar mandatin 4-vjeçar në Komitetin Ekzekutiv Të UEFA-s, pasi ka marrë besimin e shumicës me 36 vota. Mund të konsiderohet arritje zgjedhja e tij në këtë post, pasi për herë të parë drejtuesi më i lartë i futbollit shqiptar bëhet pjesë e strukturave drejtuese të UEFA-s. Në kongresin e Romës është konfirmuar në detyrë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Armand Duka në kongresin e UEFA-s, në Romë

Armand Duka ka ardhur në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 2002. Vitin e kaluar ai siguroi mandatin e pestë radhazi në krye të kësaj federate, edhe pse pati kontestime nga kandidati tjetër, Bashkim Fino, i cili ka pretendime se kanë votuar edhe disa shoqata të jashtëligjshme dhe çështja vazhdon në KAS.

Zgjedhja e presidentit të FSHF-së, Duka, në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, vjen në një moment delikat për futbollin shqiptar. Skënderbeu, ekipi kampion në fuqi, është përjashtuar për 10 vjet nga kompeticionet europiane për shkak të trukimit të ndeshjeve dhe po e ndjek çështjen në KAS. Po ashtu, ka një hetim të hapur edhe për Luftëtarin, një tjetër ekip i Superiores, që dyshohet se ka trukuar ndeshjet e Ligës së Europës verën e vitit të kaluar.

Ndërkohë lidhur me këtë zgjedhje në organizmin e lartë të futbollit europian, ka ardhur reagimi nga vetë numri një i FSHF-së, Armando Duka. Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Duka thotë se ky votim për është një përgjegjësi për të marrë vendime të drejta dhe në të mirë të futbollit në të ardhmen

https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/photos/a.246839272093311/1969511753159379/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë