Media Galeri

Arkeologët po garojnë me kohën për të shpëtuar një anije 1300-vjeçare në Francë

Anija 40 metra e gjatë, e cila u zbulua pranë Bordeaux, Francë, përbëhet nga trarë që nuk kanë qenë në kontakt me oksigjenin apo dritën për një kohë të gjatë, duke rezultuar në dehidratimin dhe ndarjen e tyre.

Megjithatë, ekipet po spërkasin trarët me ujë çdo 30 minuta derisa secila prej rreth 200 pjesëve të mund të hiqet me kujdes.

Vendi ku do të vendoset përfundimisht anija nuk është vendosur ende. Trarët prej druri mund të ruhen në ndonjë ekspozitë ose anija e mbytur mund të rivarroset aty ku u gjet, sipas arkeologëve.

Mbetjet e anijës u zbuluan për herë të parë në vitin 2013, por vetëm tani janë ekspozuar plotësisht mbi shtratin e një përroi.

Anija daton midis viteve 680 dhe 720 dhe besohet se është përdorur për të transportuar mallra nëpër një lumë të Francës jugperëndimore dhe Spanjës veriore.

Sipas Inrap, instituti i përfshirë në punë, ‘rrënojat do të pastrohen dhe do të dokumentohen nga fotografitë dhe regjistrimi i pjesëve të ndryshme të drurit që do të çmontohen dhe do të numërohen pjesë-pjesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë