Media Galeri

Ariu që nuk pushoi së bëri…selfie

Ariu i murrmë , i cili jeton në një park në Kolorado, zbuloi një kamera dhe që atëherë ai nuk ka pushuar së bëri… selfie.

Kjo kamerë e veçantë është vendosur në mënyrë që të jetë në gjendje të mbikëqyrë dhe vëzhgojë lëvizjet e kafshëve. Ariu nuk e humbi rastin dhe mori qindra poza.

Shumica e kafshëve të Hapësirës së Hapur dhe Parqeve Malore nuk e kanë kuptuar praninë e saj ose nuk i japin të njëjtën rëndësi si ariu i murrmë.

“Kjo kafshë tregoi një interes të veçantë për kamerat dhe shfrytëzoi rastin. Këto foto na bënë të qeshnim dhe menduam t’i postojmë në mënyrë që dhe të tjerët të gëzohen”, tha zëdhënësi i OSMP Philip Gates në një deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë