Kombetarja

‘Arena Kombëtare’ nuk është gati, vendoset stadiumi për Shqipëri-Moldavi

Ndeshjen e tretë eliminatore për kampionatin europian Shqipëria do ta luaj kundër Moldavisë. Sfida do të zhvillohet në Shqipëri dhe sipas pretendimeve nga FSHF do të inagurohej edhe stadiumi më i ri në vend, “Arena Kombëtare”. Por stadiumi ka ende shumë punë për të përfunduar dhe duket se do duhet të presim deri në shtator për të parë një ndeshje zyrtare të kombëtare në këtë impiant të ri.

Postimi në faqen e UEFA-s

Në faqen e UEFA-s është bërë zyrtare fakti që ndeshja e tretë eliminatore mes Shqipërisë dhe Moldavisë do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Ky vendim për ta luajtur ndeshjen në Elbasan ishte i pritshëm në kushtet, kur punimet në stadiumin e ri të Tiranës do duan edhe të paktën disa muaj.

Edhe pse presidenti i FSHF-së, Duka dhe kryeministri Rama këmbëngulën në mbylljen e stadiumit në muajin qershor për të pritur kombëtaren në ndeshjen e tretë eliminatore, punimet në terren dhe ky vendim i UEFA-s provuan të kundërtën.

Në këto vite kur kombëtarja është larguar nga kryeqyteti për të pritur ndeshjet brenda, nga FSHF janë përdorur dy stadiume. Kryesisht për ndeshje të mëdha dhe kundërshtarë me peshë është përdoru stadiumi “Loro Boriçi” që mund të akomodojë deri në 17 mijë tifozë. Ndërsa për sfida miqësore, apo zyrtare ku kundërshtari është modest, si në rastin e Moldavisë është zgjedhur stadiumi “Elbasan Arena”. Impianti në Elbasan është më komod për FSHF-në në ndeshje të tilla, për shkak të afërsisë me Tiranën, por edhe se në një ndeshje të tillë nuk priten shumë tifozë në shkallët e stadiumit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë