Politike

Arbitrazhi, qeveria ligj për shmangien e gjykatës ndërkombëtare

Qeveria parashikon miratimin e një nisme ligjore që synon shmangien e gjykatës ndërkombëtare të Arbitrazhit, për të cilën shteti shqiptar ka humbur një sërë çështjesh me firma të ndryshme. Në draftin e paraqitur për konsultim faji i vihet dispozitave të shfuqizuara në Kodin e Procedurës Civile vite më parë në vitin 2013, gjë që kanë sjellë përplasje dhe goxha kosto për shtetin shqiptar.

Faksimile e projektligjit


Në këtë draft synohet të trajtohen të gjitha problemet lidhur me formën e marrëveshjes së arbitrazhit, numrin dhe emërimin e arbitrave, procedurat e kundërshtimit të përbërjes së gjykatës së arbitrazhit, rregullat e interpretimit, ndërhyrjet e gjykatës, kompetencat mbështetëse apo mbikëqyrëse të gjykatës dhe Institucionit të Përhershëm të Arbitrazhit.
"Në rastin konkret nuk kemi një ligj të mëparshëm. Dispozitat që rregullonin fushën e arbitrazhit ishin të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, një akt ligjor, që në vetvete rregullon aspekte të një karakteri të ndryshëm dhe shumë më të përgjithshëm. Dispozitat e mëparshme janë shfuqizuar plotësisht. Në këto kushte kjo mungesë legjislative nuk përputhet me objektivin e përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë me komunitetin europian. Në jurispudencën dhe përvojën ligjore europiane, procesi i kodifikimit përfshin procedurën për shfuqizimin e akteve të kodifikuara dhe zëvendësimin e tyre me një akt të vetëm", thuhet në relacion e kësaj nismjeje.


Qeveria thekson se përmes këtij projektligji, synohet t`i jepet zgjidhje ligjore disa problemeve, si: Mungesa e parashikimeve ligjore lidhur me formën e marrëveshjes së arbitrazhit, numrin dhe emërimin e arbitrave, procedurat e kundërshtimit të përbërjes së gjykatës së arbitrazhit, rregullat e interpretimit, ndërhyrjet e gjykatës, kompetencat mbështetëse apo mbikëqyrëse të gjykatës dhe Institucionit të Përhershëm të Arbitrazhit.
"Ky problem shtrihet gjerësisht në tregun e bizneseve në përgjithësi e kryesisht në shoqëritë tregtare, në çdo person fizik apo person juridikë publikë apo privatë që mund të jenë subjekte të një marrëveshje arbitrazhi dhe në kuadrin ligjor mbi të cilin ato veprojnë. Për të gjitha këto arsye, duke bërë një vlerësim në total, problemi duhet të trajtohet përmes një ndryshimi të politikave, i cili do të bëjë të mundur rregullimin e kushteve ligjore aktuale", thuhet në relacion.
Pavarësisht se do të zgjidhen përplasjet me anë të një arbitri, në draft është përcaktuar se pas arritjes së marrëveshjes me anë të një arbitri, marrëveshja konsensuale do të duhet të miratohet edhe në Gjykatë. Për shqyrtimin e një çështje mes palëve do të ketë normalisht tre arbitra, dy zgjidhen nga palët që këkojnë të zgjidhin çështjet, ndërsa i treti zgjidhet me konsensus nga të dy arbitrat. Në rast se nuk e zgjidhin arbitrin e tretë atëherë e vendosin gjykata.
Modeli i draftit është marrë kryesisht nga Sllovenia e Kroacia, e për këtë qeveria shprehet se miratimi i këtij projektligji do të rrisë investimet kryesisht të huaja në vend dhe do të krijojë një klimë pozitive për investitorët e cila sjell më shumë të hyra në buxhet, e për rrjedhojë i mundësojnë qeverisë të kryejë më shumë investime publike. Por gjithsesi kjo nismë sipas ekspertëve paraqet përplasje për mënyrën e zbatimit, pasi nuk mund të shmanget Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Paris. Shumë çështje kanë shkuar në Abritrazhin ndërkombëtar, ku shteti shqiptar ka humbur shume prej tyre, por edhe ka pasur edhe raste që janë fituar. Beteja më e fortë e qeverisë "Rama" lidhet me biznesmenin italin Bechetin. Në deklaratën e tij në rrjetin social Twitter, kryeministri Rama, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës e lidhi sekuestrimin e aseteve të televizionit Agon Channel me dekriminalizimin e politikës nga elementët kriminal.


"Dekriminalizimi, gjethe fiku që bie e nxjerr cullak PD-në kur goditet krimi! Bllokimi i burimit të parasë së zezë që ushqente Agon Channel, një sukses,’ shkruante Rama në faqen personale.

Francesco Beccheti, pronari i Agon Channel


Menjeherë pas këtyre deklaratave, Fancesco Becchetti e paditi Shqipërinë në gjykatën e Arbitrazhit, në të cilën pretendonte se deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama kanë shkelur prezumimin e tij të pafajësisë.
Padia e ngritur nga Becchetti është depozituar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në 21 tetor 2015 dhe i është komunikuar qeverisë shqiptare në 12 janar. Në po të njëjtën kohë, biznesmeni italian bëri dhe një tjetër padi kundër Shqipërisë për sekuestrimin sipas tij pa të drejtë të televizionit Agon Channel.
Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, gjykata i ka dhënë të drejtë Beçhettit duke e gjetur kryeministrin dhe qeverinë shqiptare fajtore, dhe duke e dënuar Shqipërinë me faturën tejet të kripur prej 110 milionë eurosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë