Ngjarje

Aplikacion i ri, rrezik i ri – Prindër ruajini fëmijët nga TikTok

Nëse do të pyesni se cili është aplikacioni më argëtues dhe që ka mbërthyer fëmijët pas telefonave, pa dyshim do të thonin “TikTok”, një aplikacion ku mund të shohësh dhe krijosh video të shkurtra, 15 sekonda. Programi është bërë i populluar në mesin e të rinjve dhe ata postojnë gjatë gjithë kohës video argëtuese, e kështu kjo është bërë një rutinë.
Por, ashtu si çdo aplikacion tjetër edhe TikTok ka nisur të jetë një shqetësim për ekspertët dhe prindërit. Sipas Rick Floyd, një oficer informacioni për sigurinë në internet në Karolinën e Jugut, " Aplikacioni kohët e fundit po bëhet shumë i përdorur nga nxënësit e shkollave fillore". Floyd i cili jep leksione se si fëmijët të jenë të sigurtë në internet, shprehet se një e katërta e nxënësve të tij në shkollën 9-vjeçare ku punon, përdorin aplikacionin duke u ekspozuar edhe nga video me bazë bullizmin apo pamje pornografike.
“Aplikacioni përmban një gjuhë jo shumë të përshtatshme për fëmijët e shkollës fillore. Disa nga videot përmbajnë, një mënyrë veshje dhe kërcimesh të papërshtatshme,” tha Floyd në emisionin “Good Morning America”.

Mediat gjithashtu kanë bërë publike raste të ndryshme të videove në TikTok, ku shumë adoleshentë flisnin për blerjen e prezervativëve, gënjeshtrave që u thoshin prindërve, marrëdhëniet seksuale me mësuesit, alkoolin dhe drogën.
“Në këtë aplikacion mund të shihni shumë gjëra të pakëndshme për fëmijët tuaj. Ka përmbajtje pornografie dhe kontakti me të huajt e bën, me të vërtetë shumë shqetësues këtë program,” thotë psikologja Christine Elgersma.
Kur ajo u tregoi videot e TikTok tre prindërve në zonën e Gjirit të Kalifornisë, ata u tronditën, sepse panë video me një fjalor i cili nuk është i përshtatshëm për adoleshentët. Këto video mund të shikohen nga fëmijë të moshave të ndryshme dhe programuesit e TikTok, thonë se siguria e fëmijëve është një ndër përparësitë kryesore të këtij programi.

https://youtu.be/5xgDCFsIgmI

Gjithashtu, ata theksuan se ka burime publike brenda aplikacionit për të mbrojtur fëmijët nga video të tille, si videot e sigurisë, një udhëzues prindëror dhe kontrollet prindërore, duke përcaktuar se programi mund të përdoret nga fëmijët nën moshën 18 vjeç vetëm me pëlqimin e prindërve.
TikTok gjithashtu theksoi se ekziston edhe kontrolli prindëror në aplikacion, që lejon prindërit të kufizojnë kohën që kalojnë adoleshentët në TikTok. Përkundër kushteve të shërbimit të TikTok, ekspertët shprehen se nuk kanë parë asnjë tabelë që kërkon verifikimin e prindërve, teksa hap një llogari në TikTok. Këshillat e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla në Amerikë, është që prindërit të shkarkojnë dhe përdorin aplikacionin para se të lejojnë fëmijët ta përdorin atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë