Drejtësia

Apeli i refuzon lirinë, Arben Dervishaj lihet në burg për inceneratorin e Fierit

Gazeta Si - Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurimit "arrest me burg" të caktuar nga Shkalla e Parë për Arben Dervishajn, biznesmeni që mbikëqyrte punimet i inceneratorit të Fierit.

Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, akuzohet se paraqiste raporte fiktive në ministritë e linjës, duke lejuar administratorët të përfitonin para për punë publike të pakryera.

Dervishaj kishte apeluar masën e GJKKO, duke kërkuar ndryshimin e saj, kërkesë që u rrëzua këtë të enjte në Apel.

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi disa javë më parë hetimet në lidhje me megaaferën e djegësit të Fierit dhe dërgoi në gjykatë dosjen e me 21 të pandehur, mes tyre Lefter Kokën, ish-deputetin Alqi Bllako, Arben Dervishaj.

Sipas SPAK, ka rezultuar se për këtë incenerator janë paguar 4 milionë euro, për punë që nuk janë kryer asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë përllogaritet dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit.

Ish-deputeti Bllako në atë kohë sekretar në Ministrinë e Mjedisit akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Nga hetimi i SPAK rezulton se ai në bashkëpunim me anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit kanë ndihmuar në favorizimin e kompanisë fituese, si dhe ka përfituar një shumë prej rreth 15 milionë lekë ryshfet.

Akuzat për korrupsioni dhe shpërdorimit të detyrës i janë komunikuar edhe ish-ministrit Lefter Koka. Dy ish-zyrtarët e lartë janë marrë të pandehur për të njëjtat akuza edhe për koncesionin e Elbasanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë