Kombetarja

Apeli i Bashës për kuqezinjtë: Me zemër e çoni Shqipërinë në Euro 2024

Gazeta Si – Migjen Basha, një nga mesfushorët më të mirë të Kombëtares gjatë viteve të fundit, tashmë ka nisur punën si zbulues talentesh te Lozana në Zvicër. Ai u tërhoq nga futbolli i luajtur 2 vjet më parë, por synon të jetë gjithmonë pjesë e tij.

Në një intervistë për ‘fshf.org’, Basha ka folur për eksperiencën që ka nisur në Zvicër dhe sigurisht për Kombëtaren, duke shprehur besimin se skuadra aktuale mund ta çojë Shqipërinë për herë të dytë në Europian.

Basha kur mori licencen e trajnerit ne Shqiperi. Gazeta Si, 24 shkurt 2023

“Si trajner kam filluar të punoj prej muajit korrik. Kjo punë më jep shumë çdo ditë, po mësoj gjëra të reja. Te Lozana po punoj si “talent manager”, që do të thotë se duhet të menaxhoj futbollistët e rinj nga U-16 deri tek U-21.

Duhet të organizoj stërvitjet specifike në bazë të nevojës, ku duhet të përmirësohet lojtari i ri. Detyra ime është ta shoqëroj futbollistin e ri deri te porta e profesionalizmit”, - shprehet Basha.

Pastaj ish-mesfushori kalon te Kombëtarja: “E kujtoj çdo ditë kohën që kam kaluar në Kombëtare. Në shtëpi kam shumë foto nga koha kur luaja me Shqipërinë. Një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ndër ditët e mia më të lumtura janë ato kur u kualifikuam për herë të parë në Europianin e vitit 2016.

Një këshillë kam edhe për çunat tani: Asgjë nuk është e pamundur, luani me shpirt dhe zemër dhe do t’ia dilni që ta dërgoni Shqipërinë sërish në Euro 2024”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë