Kombetarja

Anulohet edhe miqësorja e Shpresave, sllovenët preken nga Covid-19

Anulohet edhe miqësorja e Kombëtares U-21, që te enjten kishte programuar të luante me Slloveninë në stadiumi “Elbasan Arena”. Shkak për këtë anulim është bërë fakti se disa lojtarë të Sllovenisë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit pranë FSHF-së, që shkruan: “Disa lojtarë të skuadrës së Sllovenisë U-21 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe për rrjedhojë Federata Sllovene, pas konsultave me FSHF-në, ka vendosur që të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për miqësoren, si masë paraprake për të ruajtur shëndetin e lojtarëve”.

Për të zëvendësuar këtë miqësore, Kombëtarja U-21 do të luajë me Apoloninë më 8 tetor, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Po ashtu, Shpresat do të zhvillojë edhe një miqësore më 10 tetor, në orën 16:00, me Tiranën. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë