Kombetarja

Anti-Polonia/ Silvinjo përqendrohet te taktika, të gjithë kuqezinjtë të gatshëm

Gazeta Si – Dita e katërt e përgatitjeve për ndeshjen e 27 marsit me Poloninë ka qenë e qetë për Kombëtaren shqiptare. Programi i së enjtes parashikonte dy seanca, me lojtarët që kanë punuar në palestër dhe në fushë.

Trajneri Silvinjo, bashkë me ndihmësit e tij Zabaleta dhe Doriva, janë fokusuar më shumë te taktika, me situata të ndryshme loje, që mund të hasen edhe mbrëmjen e 27 marsit në Varshavë.

Pozitiv është fakti se asnjëri nga 23 lojtarët e grumbulluar nuk ka pasur probleme fizike. Atmosfera gjithashtu është mjaft pozitive në skuadër. Ka entuziazëm për një start të mbarë të kualifikueseve të Europianit.

Kuqezinjtë do të stërviten në “Shtëpinë e futbollit” deri ditën e diel, kur do të nisen drejt Varshavës për të luajtur një ditë më pas sfidën me Poloninë. Deri atëherë trajneri Silvinjo do të provojë skema të ndryshme taktike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë