Ekonomi

Antalia, vendi që josh turistët e huaj çdo vit

Për dekada me radhë, plazhet e Antalias, hotelet mjaft luksoze, resortet unike,  kanë tërhequr miliona turistë nga e gjithë bota çdo vit.

Por duket se gjatë vitit 2018, në Antalia ka pasur dyndje turistësh krahasuar me vitin kaluar në këtë periudhë .

 Rreth 30 %  turistë më shumë se vitin e kaluar, kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Antalia këtë vit.

Ministri i i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Ersoy, gjatë vizitës së tij në qytetin turistik jugor të Antalia-s, u shpreh se rreth 16 milion të huaj kanë vizituar Antalian gjashtë muajt e parë të vitit 2018.

Ersoy deklaroi se Antalia regjistroi numrin më të madh të vizitorëve me më shumë se 6.6 milionë gjatë të njëjtës periudhë.

“Ne kemi një objektiv turistik prej 14 milionë, vetëm për Antalia-n. Ne do ta arrijmë këtë”, tha Ersoy.

Ai nënvizoi se nëse arrijnë të përfitojnë më shumë të ardhura krahasuar me rritjen e turizmit, do të jetë një sukses.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë