Futboll

Anjeli-Al Khelaifi, akuza dhe tension para Juve-PSG për Superligën

Gazeta Si – Rritet tensioni para PSG-Juve në Ligën e Kampionëve. Jo vetëm në fushë, por edhe mes klubeve. Kjo ndeshje përfaqëson edhe një takim të rëndësishëm në nivel politik, pasi Andrea Anjeli dhe Naser Al Khelaifi, të paktën sipas protokollit, do të gjenden përballë njëri-tjetrit.

Një takim ‘i nxehtë’, duke pasur parasysh zhvillimet me Superligën, pikëpamjet e ndryshme në lidhe me këtë çështje dhe akuzat për tradhti.

Presidenti i PSG-së, Naser Al Khelaifi. Gazeta Si, 5 shtator 2022

Sipas ‘L’Equipe’, presidenti i Juventusit fajëson atë të PSG-së se është informatori i Ceferinit për detajet e Superligës. Kurse për Al Khelaifin, Anjeli është përpjekur të vrasë Championsin me projektin e tij.

Akuza të kryqëzuara, që konfirmojnë raportet e tensionuara mes dy drejtuesve para garës së Championsit. Në një farë mënyrë, mund të jetë dhe shansi për të qartësuar situatën. Vetë dy protagonistët janë të interesuar ta bëjnë këtë gjë.

Pas kaosit me Superligën, Anjeli dhe Naser Al Khelaifi i kanë ndërprerë raportet mes tyre. Është një situatë që duhet administruar me kujdes në eventet që i paraprijnë sfidës së madhe PSG-Juve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë