Kombetarja

Anis Mehmeti intrigon Silvinjon, pritet të grumbullohet nga trajneri brazilian

Gazeta Si - Anis Mehmeti pritet të jetë një emrat e rinj në Kombëtaren e Silvinjos. Lojtari që aktivizohet me Bristol Sitin në Angli është në një formë shumë të mirë sportive dhe trajneri brazilian po e ndjek me kujdes, pasi e ka në planet e tij.

Anis Mehmeti. Gazeta Si, 27 shkurt 2023

Mehmeti, 22 vjeç, ka pasaportë shqiptare dhe angleze. Me formën që ka treguar në Championship me Bristol Sitin ai ka rënë në sy menjëherë. Bëhet fjalë për një mesfushor sulmues, apo një 10 klasik, siç quhet në gjuhën e futbollit. Bagazhi teknik i këtij futbollisti, me sa duket, ka bërë për vete edhe trajnerin e kuqezinjve.

Silvinjo po përgatit listën e lojtarëve që do të grumbullojë për kualifikuesen e parë të Euro 2024 me Poloninë dhe gjasat janë që të përfshijë edhe emrin e Mehmetit. Ka pasur kontakte deri tani, por nuk mund të flitet ende për një vendim zyrtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë