Kombetarja

Anis Mehmeti: Duam dy fitore, Shqipëri agresive ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe

Gazeta Si - Anis Mehmeti, mesfusori i Kombëtares, vjen nga një sezon pozitiv në Angli. Ai luajti fillimisht me Uajkomb Uonderers në League One, ku shënoi 9 gola, për të kaluar te Bristol Siti në janar, skuadër që luan në Campionship, kategoria e dytë angleze.

Mehmeti është thirrur nga trajneri Silvinjo për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Në një prononcim për faqen e federatës, mesfushori thekson mes të tjerash se Shqipëria llogarit 6 pikë në këto dy sfida.

“Ishte një vit shumë special për mua, në muajin mars debutova me Kombëtaren shqiptare ndaj Polonisë. Të luaj me fanellën kuqezi ka qenë ëndërr për mua dhe familjen time. Sigurisht që kam pasur shumë emocione, ishte një ditë shumë speciale për mua.

Kemi përpara dy ndeshje kualifikuese të Europianit dhe do të luajmë me objektivin për t’i fituar të dyja. Do të luajmë patjetër me shumë dëshirë dhe agresivitet në këto sfida. Tani kam debutimin e vërtetë ndaj Moldavisë, përballë tifozëve kuqezi”, – ka thënë Mehmeti, mesfushori 22-vjeçar i kuqezinjve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë