Shkencë

Anija rezistente ndaj nxehtësisë është gati të fotografojë Diellin

Anija hapësinore europiane që synon fotografojë Diellin në brendësi tashmë është gati. E quajtur SoIO dhe në formë sonde, anija do të përshkojë orbitën për të realizuar këto fotografi. Objekti ka edhe instrumente të tjera që do të na bëjnë të kuptojmë më shumë për fushën magnetike.
Shkencëtarët janë shprehur se shpresojnë që vëzhgimet e hollësishme mund t’i ndihmojnë ata të kuptojnë më mirë se çfarë e shtyn veprimtarinë e Diellit. Sipas tyre ky proces, do të zgjasë për një cikël prej 11 vjetësh dhe është e sigurt që do të ketë gjetje interesante.
Shpërthimet energjike të Diellit, kanë aftësinë të dëmtojnë satelitët e ndryshëm, astronautët, të degradojnë komunikimet në radio dhe madje të shkëpusin energjinë.

“Ne nuk po e bëjmë këtë gjë vetëm për të pasur më shumë njohuri, por për të qenë në gjendje të marrim masa paraprake, duke paraprirë çdo veprim që kemi menduar të bëjmë në hapësirë. Për shembull, të mos nisim astronautët kur do të ketë një shpërthim energjie,” tha Daniel Muller, shkencëtari projektit nga Agjencia Europiane e Hapësirës.
Sonda u krijua në Stevenage, në Mbretërinë e Bashkuar nga kompania Airbus dhe ka kushtuar rreth 220 milion euro. Së fundmi ekspertët kanë kryer të gjitha kontrollet përfundimtare dhe po përgatiten ta dërgojnë në Florida, që më pas ta bashkojnë me raketën Atlas dhe ta nisin drejt Diellit në fillim të shkurtit. SoIO u mendua të krijohej për herë të parë në fund të viteve 1990, por sipas shkencëtarëve atëherë mungonte teknologjia e duhur.
Temperaturat mendohen se do të arrijnë deri në 600 gradë, por SoIO do të ketë kushte për të përballuar këtë nxehtësi, me anë të një mburoje të madhe prej titani dhe do të krijojë të vetë-ftohje me anë të disa radiatorëve.

“Nëse vazhdojmë kështu, shumë shpejt do t’i kalojmë edhe këto vështirësi termike,” shpjegoi menaxheri i projektit Airbus Ian Walters.
Veprimtaria e sondës do të ndiqet edhe nga Prox Solar Amerikan Parker, një anije kozmike e cila shikon nga jashtë veprimtarinë e Diellit, e cila u nis në hapësirë gjatë vitit të kaluar. Të dy këto instrumente hapësinore kanë qëllime të njëjta shkencore.
Shkencëtarët besojnë se të dy instrumentet, nëse do të jenë në pozicionin e duhur do të krijojnë një ekip të fuqishëm, për të kuptuar më shumë nga Dielli.
“Ka shumë mënyra si mund t'i kombinojmë këto anije kozmike, për të pasur një gjetje shkencore të jashtëzakonshme” tha Tim Horbury, nga Kolegji Imperial në Londër./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë