Futboll

Anglia, 4 milionë stërlina për trajnerin Southgejt nëse fiton Botërorin

Gazeta Si – Pasi nuk ia doli në finale e Europianit ndaj Italisë, Anglia është gati të provojë sërish, këtë herë për të fituar Botërorin. Në krye të ‘Tre Luanëve’ do të jetë Gereth Southgejt, i cili synon goditjen e madhe në Katar.

Dhe ka edhe një nxitje të madhe, një super bonus në rast fitoreje. Sipas ‘Sun’, në kontratën e trajnerit të kombëtares angleze ka një bonus prej 4 milionë stërlinash, nëse arrin të fitojë Kupën e Botës.

Anglia feston nje gol. Gazeta Si, 18 tetor 2022

Skuadra si Brazili, Argjentina dhe Franca duken favorite, por nuk është e thënë që mes tyre të mos futet edhe Anglia në dimrin e 2022-shit. Për trajnerin Southgejt, dëshira dhe motivimi për të bërë më të mirën nuk mungojnë, por edhe bonusi 4 milionë stërlina nuk është për t’u nënvlerësuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë