Futboll

Anglezët çmenden pas femrave, shiten 65 mijë bileta për 24 orë

Gazeta Si - Kombëtarja angleze e femrave, kampione e freskët e Europës, vazhdon të ngjallë një interes të jashtëzakonshëm për tifozët. E tregon qartë fakti se biletat e miqësores me SHBA-të, e programuar për në tetor, janë shitur të gjitha.

“Wembley” është ezauruar shumë para kohe. Ndeshja që vë përballë kampionet e Europës me kampionet e Botës në fuqi do të luhet më 7 tetor. Por ka një kusht, Anglia duhet të sigurojë kualifikimin për në Kupën e Botës në shtator.

Rekordi i spektatorëve në finalen Angli-Gjermani. Gazeta Si, 4 gusht 2022

Në faqen Tuiter të ‘Luaneshave’ ka pasur një postim, ku shkruhej se 65.000 biletat ishin shitur në më pak se 24 orë. Më pas Federata Angleze e Futbollit njoftoi se ‘Wembley’ ishte ezauruar.

Ky është rekordi i radhës për kombëtaren angleze të femrave. Finalen e Europianit ndaj Gjermanisë e ndoqën në stadiumin e Londrës 87.192 spektatorë, një shifër rekord kjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë