Drejtësia

Amnistia i kursen buxhetit të shtetit 30 milionë euro, Manja: Shpenzohen 3600 lekë për një dënuar çdo ditë

Gazeta Si - Hyrja në fuqi e ligjit për Amnistinë Penale pritet t’i kursejë buxhetit të shtetit 30 milionë euro. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, tha se vetëm për një person të dënuar, kostoja që i faturohet shtetit është 35.6 euro në ditë.

Nga burgu i Rrogozhinës, Manja theksoi se këtë të mërkurë do të lirohen 780 të burgosur dhe se kjo shifër do të rifreskohet.

“Në këtë institucion është numri më i madh I të dënuarve që lirohen nga kjo amnisti. Në shkallë vendi në të gjitha burgjet do të lënë sot qelitë rreth 780 të dënuar. Kjo shifër pritet të rifreskohet. Mos harroni se kostoja e një të dënuari në ditë është 36.5 euro. Çfarë do të thotë se nga kjo amnisti buxheti i shtetit kursen 30 milionë euro”, deklaroi ministri.

Në burgun e Rrogozhinës, sot janë liruar 183 të dënuar që kanë përfituar nga Amnistia Penale. Pas shumë debatesh, ligji i amnistisë penale u miratua më 4 prill të këtij viti në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga kjo amnisti përfitojnë personat, të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 mars 2024.

Po ashtu, përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite, gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.

Ulja e dënimit do të jetë në 1.5 vite për burrat dhe 2 vite për gratë si masë lehtësuese.

Sigurisht nuk përfitojnë falje të dënimit përqindja më e madhe e veprave penale, që përfshin ato më të rëndat që nisin që nga krime kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime kundër autoritetit të shtetit ku përfshihet edhe korrupsioni, terrorizmi dhe shumë e shumë kategori veprash penale, mbi 240 të tilla.

Nuk përfitojnë amnisti, as falje e ulje të dënimit dhe as përjashtim nga ndjekja penale të atyre që i janë shmangur drejtësisë.

Personat që i shmangen drejtësisë, ata që janë arratisur, që kanë dijeni për procesin apo masat ndaj tyre apo vendimet e formës së prerë dhe i shmangen me vullnet të lirë Veç kostove, amnistia pritet t’i shërbejë edhe lehtësimit të burgjeve në drejtim të kapaciteteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë