Futboll

Amerika ruan kurorën, mposht Holandën në finale

Nuk ka surpriza në finalen e Botërorit të femrave. Amerika ruan kurorën e kampionit, pasi ka mundur 2-0 Holandën në finale e Lionit. Kampionet në fuqi niseshin favorite në këtë ndeshje dhe fusha vërtetoi gjithçka. Amerikanët kanë qenë edhe pak me fat në këtë ndeshje, ku kanë hipotekuar titullin 4-t kampion bote, i dyti radhazi pas atij të fituar në Kanada në vitin 2015.

Ndeshja u zhbllokua në pjesën e dytë, pasi në 45 minutat e parë goli nuk doli në dritë, pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave. Dhe duhej ndihma e VAR-it për golin parë, që erdhi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas një rasti të dyshimtë në zonë, pamjet filmike treguan për një faull të holandezeve dhe rrjedhimisht penallti në favor të Amerikës. Rapinoe goditi saktë dhe kaloi skuadrën amerikane në avantazh, ndërsa 8 minuta më pas Lavel dyfishoi me një kundërsulm vrasës.

Rapinoe feston golin e parë në finalen ndaj Holandës

Plot 57 mijë spektatorë e ndoqën nga afër finalen e Botërorit të femrave në Lion, një shifër mjaft e lartë kjo për një kompeticion të tillë. Festë tek Amerika dhe dëshpërim i madh te Holanda, që ishte aq afër trofeut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë