Sociale

Ambasada: Udhëtimet lejohen vetëm me avion drejt Greqisë

Ambasada e Greqisë në Shqipëri ka deklaruar se udhëtimet drejt këtij shteti do të jenë vetëm nëpërmjt fluturimeve. Sipas deklaratës ende nuk lejohen as udhetimet në rrugë tokësore dhe as ato detare, ndërkohë që ka përjashtime për disa kategori si:
- Qytetarët grekë.
-Poseduesit e lejeve të qëndrimit.
-Persona që kanë banesë të tyren apo qëndrojnë zakonisht në Greqi.
-Transporti i mallrave nga toka dhe deti.
-Persona që kryejnë lëvizje të nevojshme me karakter personal.

Gjithashtu në deklaratën e Ambasadës përcaktohet se ky vendim hyn në fuqi në datën 1 korrik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë