Sociale

Amazon refuzon të mbyllë magazinat në Spanjë e Itali

Të paktën pesë raste me Covid-19, janë shfaqur në magazinat e Amazon në Spanjë dhe Itali, dy vende të goditura rëndë nga ky virus. Në të dy vendet, kompania ka zgjedhur të mbajë të hapura të tre objektet, duke shkaktuar kritika nga sindikatat, që Amazon po vë shitjet përpara sigurisë së punëtorëve;

Anëtarë të sindikatës të punëtorëve në Spanjë treguan që do marrin masa ligjore kundër Amazon. "Ata po i japin përfitimeve financiare përparësi para shëndetit të punëtorëve", tha një zëdhënës i sindikatës për La Información. Të hënën punëtorët në qendrën kryesore të logjistikës italiane të Amazon në Castel San Giovanni bënë thirrje për grevë. Magazina e San Fernando me qendër jashtë Madridit strehon mbi 3,000 punonjës. Punëtori tha se në këtë magazinë ka dy raste të virusit. Magazina e dytë është e vendosur pak jashtë qytetit të Barcelonës, ku është raportuar një rast. Burimi tha që drejtuesit e përjashtuan mbylljen e secilit objekt.

Sipas La Información, Amazon po punëson dhjetëra punëtorë të rinj të përkohshëm në depot e tyre spanjolle. Gjigandi i shitjes me pakicë njoftoi të hënën se në përgjithësi po punëson 100,000 punëtorë të rinj dhe po rrit pagën me 2 dollarë në orë në prill, për të përballuar një rritje të papritur të kërkesës së sjellë nga koronavirusi, ndërsa njerëzit qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Amazon i tha La Información se po ofron mbështetje për punëtorët qw ndodhen tashmë në karantinë. "Shëndeti dhe siguria e punonjësve tanë është shqetësimi ynë kryesor; ne po ndjekim udhëzimet e autoriteteve shëndetësore lokale dhe ndërkombëtare dhe kemi zbatuar një seri masash parandaluese shëndetësore në qendrat tona në të gjithë botën," tha një zëdhënës.

Amazon u ka thënë punonjësve të saj të zyrës të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të shmangin përhapjen e COVID-19, por kur bëhet fjalë për magazinat, i njëjti shqetësim nuk duket se vlen. Kur punonjësit në magazina rezultojnë pozitiv, kompania nuk rrit masat e sigurisë por punëson dhe më shumë punëtorë për të punuar me një ritëm edhe më të shpejtë, në mënyrë që të përmbushë pikun e kërkesës së konsumatorit për dezinfektues të duarve dhe shitjes së ujit në shishe. Qindra mijëra punonjës të magazinave të kompanisë shpesh punojnë në afërsi me njëri-tjetrit, dhe një infektim me virusin COVID-19 mund të rezultojë në një numër të konsiderueshëm të punonjësve të sëmurë. Gjithashtu ekziston frika se koronavirusi mund të jetojë në kuti deri në 24 orë, duke shkaktuar frikë se nga punëtorët e infektuar, virusi mund të kalojë te klientët.

Disa punëtorë thonë se ata nuk paguhen duke marrë parasysh rreziqet aktuale me të cilat përballen. Magazinat e Amazon në Spanjë dhe Itali gjithashtu po vazhdojnë të funksionojnë pavarësisht se këto vende janë goditur rëndë nga koronavirus.  "Nuk ka projektime të gatshme për këtë lloj situate, thjesht ndodh", tha Marc Wulfraat, një konsulent logjistike për Amazon. "Patjetër që po ndodh një problem i paplanifikuar. Dhe mënyra e vetme për të përballuar këtë goditje të paplanifikuar është shtimi i fuqisë punëtore. Ne do të bëjmë çdo gjë për t'i mbajtur ndërtesat jashtëzakonisht të pastra dhe t'i ndihmojmë punonjësit të praktikojnë masa paraprake të rëndësishme si distanca sociale dhe masa të tjera," tha zëdhënësi. "Ata që nuk duan të vijnë në punë janë të mirëpritur të përdorin opsionet e lejeve me pagesë dhe pa pagesë dhe ne i mbështesim vendimin e tyre."

Ndryshe nga punonjësit në zyrat e korporatave të Amazon, shumë punonjës të magazinave dhe shoferë nuk mund të kryejnë punën nga shtëpia. Javën e kaluar, Amazon ka alokuar një fond ndihme për të adresuar nevojat unike të këtij grup punonjësish ne vlerën 25 milion dollarë. "Fondi i Ndihmës Amazon" do t'u lejojë këtyre punonjësve të aplikojnë për grante që janë të barabarta me një ose deri në dy javë pagë nëse diagnostikohen me COVID-19. Kompania gjithashtu tha se do të sigurojë deri në dy javë pagë për të gjithë punonjësit e diagnostikuar me COVID-19 ose të vendosur në karantinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë