Teknologji dhe Inovacion

Amazon paditet se mban klientët “me zor”

Kompania Amazon po përballet me padi të shumëfishta nga konsumatorë, institucione dhe organizata të mbrojtjes së tyre, që e akuzojnë atë se ka ndërtuar një sistem të ndërlikuar shkëputjeje nga platforma “Prime”, që ofron shërbimin e videove sipas kërkesës (video on demand) dhe të shit-blerjeve online.

Sipas padive, nëse një klient i kompanisë kërkon që të largohet nga kjo platformë, ai duhet të kryejë gjashtë hapa të ndërlikuar dhe që kërkojnë kohë dhe njohuri të konsiderueshme teknike. Paditë janë njoftuar si në Europë, ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Norvegji, Këshilli i Konsumatorit tha se e gjithë procedura binte ndesh me ligjet e Bashkimit Europian dhe e paditi kompaninë tek Autoriteti i Mbrojtjes së Konsumatorit. Ky këshill deklaroi se në secilin nga gjashtë hapat e kërkuar për të hequr abonimin dhe për t’u shkëputur nga kjo platformë, konsumatori “detyrohet” që të mbajë anëtarësimin, edhe përmes shenjave dalluese, si trekëndësha të verdhë dhe butonave me tekstin “Ruaj abonim tim”.

Sipas Këshillit Norvegjez të Konsumatorit, këto sinjalistika janë pjesë e atyre që njihen si teknika të manipulimit të përdoruesve. Ky Këshill thotë se ka folur me 1 mijë klientë të Amazon në Norvegji dhe doli në përfundimin se një në katër prej tyre kishin pasur probleme në çaktivizimin e këtij shërbimi.

Thirrje dhe nisma për padi ndaj Amazon janë regjistruar edhe në SHBA, Francë, Danimarkë, Greqi dhe Zvicër.

Amazon hodhi poshtë akuzat. Kompania tha se procesi i ndërprerjes së abonimit është i thjeshtë përmes një telefonate, përmes “disa klikimeve online”, ose duke fikur opsionin e rinovimit automatik të anëtarësimit.

Amazon Prime është një shërbim që përdoret nga më shumë se 150 milionë përdorues në mbarë botën. Përveç videove sipas kërkesës dhe spektakleve televizive ofron gjithashtu edhe shit-blerje online përmes Amazon. Abonimet vjetore variojnë nga njëri vend në tjetrin nga 70 deri në 140 euro në vit.

Amazon Prime Video, or simply Prime Video, is an American subscription video on-demand over-the-top streaming and rental service of Amazon.com, Inc., offered as a standalone service or as part of Amazon's Prime subscription


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë