Makina

Amazon investon miliona dollarë për prodhimin e makinave elektrike

Amazon ka investuat miliona euro në kompaninë e prodhimit të makinave elektrike Rivian Automotive LLC. Rivian Automotive LLC ka siguruar një fond prej 700 milionë dollarësh nga Amazon.

Prodhuesi i makinave elektrike, do të jetë në gjendje të prodhojë makina R1T pick-up e R1S SUV deri në fund të 2020 në fabrikën e tyre të re në Normal, Illinois.

Pavarësisht mungesës së parave, Rivian ka arritur të qëndrojë si kompani private.

Që të dy modelet e kësaj kompanie, R1T e R1S kanë tre lloje të baterive për t'u zgjedhur nga 1.50kWh e deri te 180kWh, që mundësojnë përshkimin nga 370 kilometrave rrugë e deri te 643 kilometra.

Pavarësisht peshës 2.6 tonëshe, makina pick-up R1T sipas kësaj kompanie, ka një shpejtësi maksimale,

Ndërsa SUV-i, R1S ka të njëjtë teknologji nën ‘lëkurë’ por statistika e tij nuk janë bërë të ditura. R1S tani mund të porositet në SHBA me një çmim fillestar prej 65 mijë dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë