Futboll

Alvaro Morata zgjidhet ‘Lojtari spanjoll i vitit’ nga ‘Marca’

Gazeta Si – Sulmuesi i Atletiko Madridit, Alvaro Morata, është përzgjedhur nga prestigjiozja spanjolle ‘Marca” si “Lojtari spanjoll i vitit”. Një vlerësim ky për lojtarin që aq shumë u kërkua gjatë verës nga trajnerit i Juventusit, Masimiliano Alegri.

Morata ka bërë një sezon të mirë me klubin e tij, por edhe me kombëtaren spanjolle. Vetëm pak ditë më parë ai realizoi golin e fitores ndaj Portugalisë, që e kualifikoi Spanjën për në “Final Four” të Ligës së Kombeve.

Alvaro Morata dhe presidenti i Atletiko Madrid, Serezo. Gazeta Si, 29 shtator 2022

Sulmuesi më parë ka veshur fanellat e Real Madridit, Juventusit dhe Çelsit. Ai u përfol shumë në merkato për një rikthim të mundshëm në Itali, te Juventusi, por Atletiko nuk e lëshoi. Trajneri Alegri e ka të preferuarin e tij.

Në ceremoninë e marrjes së çmimit individual, Alvaro Morata shoqërohej nga presidenti i Atletioko Madrid, Cerezo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë