Hulumtuesit thonë se alkoli ju ndihmon të flisni më mirë gjuhët e huaja, por pa e kaluar dozën.
Një studim i botuar në Journal of Psychopharmacology del se njerëzit flasin më rrjedhshëm pas një doze të vogël alkooli, edhe kur ata vetë nuk mendonin kështu.
Në studim u përfshinë 50 folës gjermanë në Universitetin e Maastricht, në kufirin mes Holandës dhe Gjermanisë. Duke qenë se studentët mësonin në gjuhën holandeze, atyre iu kërkua që të bënin biseda dyminutëshe me një intervistues në gjuhën holandeze. Por përpara bisedës, gjysmës iu dha një gotë me ujë për të pirë, ndërsa gjysmës tjetër iu dha pije alkoolike.
Bisedat u regjistruar dhe më pas u vlerësuan nga dy folës holandezë, të cilët nuk e dinin se cilët njerëz kishin konsumuar alkool. Vlerësimet treguan se ata që kishin pirë alkool kishin arritur të flisnin më mirë, veçanërisht në shqiptimin e fjalëve dhe rrjedhshmëri. Ndërsa vlerësimet për gramatikën, fjalorin dhe argumentimin ishin të përafërta për të dy grupet.
Gjithashtu autorët e këtij studimi theksojnë se doza e testuar e alkoolit ishte e vogël dhe se në nivele më të larta konsumi mund të mos japë të njëjtin efekt, madje mund të shkaktojë të kundërtën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.