Politike

Alibeaj: Vendimi i gjykatës s’ndryshon asgjë, jam kryetar i komanduar dhe Berisha s’ mund të jetë kreu i PD

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj mbajti një tjetër qëndrim nga ajo që më herët përcolli Sali Berisha përmes një konference për shtyp.

Alibeaj sqaroi fillimisht se ai mbetet kryetar i komanduar i PD-së me argumentin se vendimin e gjykatës do ta ankimojë në Apel dhe vuri sërish kushtin lidhur me të ardhmen e PD-së kur tha se në krye të saj nuk mund të jetë nje person i shpallur “non-grata”   

  “…Për shkak të backgroundit tim prej juristi, respektimi i institucioneve edhe kur ato shkelin ligjin. Po ju them, vendimi i sotëm nuk ndryshon asgjë rreth ekzistencës, së institucioneve të PD-së. Kur gjykata të flasë në fund, pasi të bëjmë ankimin përkatës dhe kallëzimin penal. Unë jam si kryetar i komanduar i partisë, nënkryetar. Do të respektoj deri në fund vullnetin e demokratëve. Nëse bëhet fjalë nëse tërhiqemi ose jo, unë isha i qartë. Kemi qenë të qartë në atë që është oferta jonë, se cila është rruga që mund të shkojmë drejt Bashkimit. Grupi parlamentar i PD-së sëbashku me deputetët e pezulluar, të mund të diskutojnë për bashkimin. Bashkimi ka ndodhur vetëm nga një akt i vetëm. Siç ndodhi nga ajo e zotit Basha, të ndodhë dhe me zotin Berisha. Ajo që konsiderohet si 9 shtatori i konsiderohet faktit non-grata. Berisha nuk ka qenë anëtar i grupit parlamentar…”, tha Alibeaj.

Më tej ai shtoi: “Berisha nuk ka qenë ndonjëherë anëtar i grupit parlamentar i PD-së, pasi konstituimi i këtij institucioni ka qenë në seancën e parë të parlamentit në 10 shtator. Nuk ka qenë. Kushti ynë, në fakt është nevojë e aksionit politik, e mënyrës e qasjes politike është kjo. Nuk mund të përballet me regjimin duke pasur pas vetes non-grata. Kjo është e qartë, një aksion politik duhet të jetë moral, Është nevojë e domosdoshme që vendosen nga rregullat e moralit politik. Nëse deri përpara disa ditësh pretendohej se njëra anë e krizës ishte zoti Basha, ai e bëri aktin e vetë. Tashmë do ndodhë në simetri logjike nga ana tjetër. Shumë e thjeshtë. Varet çfarë synojnë me bashkimin. Është ardhja e demokratëve, bërja shumicë e tyre, dhe ardhja në qeverisje. Ky është qëllimi final. E mira e çdo demokrati, duhet të ndodhë akti tjetër simetrik për të hequr elementin e krizës. E mira e tyre është të bëhemi shumicë”

Çfarë do të bëjë ai nëse Berisha vjen në zyrë?

“Nuk është histori blindash. Mirë dyert por edhe traun, kokën e dashit për të kujtuar që skena të tilla s’duhet të përsëriten më. Mendja e njerëzve të kësaj partie duhet të jenë të hapura për t’u bashkuar me ato vlera duke ruajtur të pacenuar marrëdhëniet me aleatët tonë. Ne nuk do të mbyllim dyert…”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë