Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, kërkon kohë të pakufizuar për debatin në lidhje me marrëveshjen për Portin e Durrësit
Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që deputetët jashtë grupeve parlamentare të kenë 10 minuta kohë për të folur për marrëveshjen më të shtrenjtë në 30 vite.
Alibeaj në këtë rast e kishte për Berishën të cilit atij dhe katër deputetëve të përjashtuar i ishin dhënë vetëm 13 minuta kohë gjithsej.
“Në konferencën e kryetarëve është vendosur në mënyrë të njëanshme koha e debatit. Në seancën e kaluar kam qenë unë që e kam ngritur për herë të parë dhe ju kishit detyrimin që duhej të votohej koha. Iu kam paraqitur një kërkesë për të rimbledhur edhe njëherë konferencën e kryetarëve për të zhbërë shkeljen e rregullores.
Të gjithë deputetët që nuk janë në grupe parlamentare kanë të drejtë të flasin 10 minuta. Respektoni rregulloren, ktheni kohën që çdo deputet të flasë 10 minuta. Jemi në një procedurë të përshpejtuar për ligjin më të shtrenjtë që ka kaluar në Parlament këto 30 vite. Zgjidhet në këtë mënyrë urtë e butë”, tha Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.