Kosova

Albin Kurti: Zgjedhjet e fundit lokale s’mund të krahasohen me ato të 14 shkurtit

Kryetari i VV-së, dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për zgjedhjet lokale dhe balotazhin në Prishtinë

Kurti u shpreh i bindur se kandidati i VV-së, Arben Vitia do të jetë kryetar i kryeqytetit më 15 nëntor.

“Arben Vitia është në garë për Prishtinën ku prin qartazi dhe jo vetëm shpresoj por besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marr detyrën aty ku kanë thënë qytetarët e kryeqytetit”, tha Kurti.

Ai u shpreh se s’mund të krahasohen zgjedhjet e 14 shkurtit me ato të 17 tetorit.

“Sa i përket zgjedhjeve të 14 shkurtit unë nuk besoj që mund t’I krahasojmë me zgjedhjet e 17 tetorit sepse në zgjedhjet e 14 shkurtit tre emrat e parë në listë kanë qenë tre njerëz që i drejtojnë institucionet dhe aso liste nuk besoj që mund të ketë më me vite e dekada. Lëvizja Vetëvendosje ka folur pakrahasimisht më shumë për çështje nacionale sesa për ato lokale, po të kishin fituar kandidatët tanë mbrëmë  do të ishte më mirë për qytetarët”, tha Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë