Kosova

Albin Kurti emëron ministër të Shëndetësisë, ish-këshilltarin shqiptaro-amerikan të Hashim Thaçit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar Rifat Latifin ministër të ri të Shëndetësisë në vend të Arben Vitisë i cili u përfshi pa sukses në garën për drejtimin e Prishtinës.

Latifi është marrë ngas SHBA ku punonte si kirurg në Qendrën Mjekësore, Ëestchester, New York.

“Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës posa kam nënshkruar vendimin për ministrin e ri të Shëndetësisë. Ministri i ri i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të jetë profesor doktor Rifat Latifi”, tha ai.

Kurti nënvizoi se Latifi ka kontribuar në vazhdimësi në promovimin e shëndetësisë në Kosovë.

“Ai erdhi pardje nga New Yorku në Prishtinë. Ai ka studiuar për mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe pastaj ka përfunduar dy specializime, atë për kirurgji të përgjithshme dhe traumatologji e reanimacion në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përvoja e tij akademike dhe profesionale përfshinë qendra spitalore dhe universitete me emër në disa shtete federale të SHBA-ve”.

Mjeku shqiptaro-amerikan, Rifat Latifi nuk është emër i panjohur në Kosovë.

Më herët, ai ka qenë edhe këshilltar i jashtëm i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, rreth dy vjet më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë