Politike

Albana Shtylla zgjidhet kryetare e KPA për tre vjet, zëvendëson Mulajn

Albana Shtylla do të kryesojë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit në fund të muajit Korrik për një periudhë tre vjeçare.

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kandidatja Shtylla rezultoi e zgjedhur me 7 vota pro.

Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26 Korrik, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, gjyqtarja Natasha Mulaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë