Futboll

Alban Hoxha ngre trofeun, festa spektakolare e Partizanit

Partizani u shpall kampion i Superligës shqiptare para dy javës, por do duhej pritur kjo ndeshje në shtëpi me Kukësin që festa të merrte hov. Ndeshja me Kukësin nuk kishte asnjë rëndësi, kështu që nga minuta e para dhe deri në fund sfida i ngjau një koncerti të madh, ku të gjithë tifozët e pranishëm në “Selman Stërmasi” këndonin për ekipin e ri kampion.

Të gjithë pas tjetrin nga lojtarët, stafi drejtues, trajneri Gega dhe deri te presidenti Gaz Demi morën medaljet e kampionit për t’ia lënë më pas vendin kapitenit Alban Hoxha. Ky i fundit bashkë me medaljen mori edhe trofeun për ta ngritur bashkë me shokët dhe të gjithë tifozët e prisnin këtë moment prej 26 vitesh.

Në stadiumin “Selman Stërmasi” është vetëm fillimi i festës, pasi ajo pritet të vazhdojë në sheshin “Nënë Tereza” aty ku do të mbahet edhe një koncert madhështor me këngëtare nga e gjithë Shqipëria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë