Kombetarja

Bushi publikon listën e Shpresave, surprizon me portierin e Vorës

Gazeta Si – Trajneri Kombëtares U-21, Alban Bushi, publikoi sot listën me lojtarët e grumbulluar për miqësoren me Bullgarinë, e programuar për më 20 qershor, në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Duke qenë një ndeshje testuese, ai ka thirrur disa lojtarë nga kampionati shqiptar.

Në listën e Bushit ka lojtarë nga Tirana, Partizani, Teuta, Vllaznia dhe Laçi, ndërsa surpriza është portieri 18-vjeçar Arbër Jata i Vorës, skuadrës që u ngjit në fund të sezonit që lamë pas nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Parë.

Lista e Kombetares U-21. Gazeta Si, 8 qershor 2023

Në listë këtë herë mungojnë shumë prej lojtarëve kryesorë të Kombëtares U-21. Trajneri Alban Bushi në konferencë shtypi theksoi, si gjithmonë, se Shpresat janë pretendente për kualifikimin në Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë