Komunitet

Alarmi: Ujërat e Europës të ndotura me zhivë

Rreth 40% e sipërfaqes ujore të Bashkimit Europian është e ndotur nga sasi të mëdha mërkuri, duke rrezikuar pothuajse të gjitha gjallesat në tokë. Agjencia Evropiane e Mjedisit ka publikuar  më 19 shtator një raport që tregon se kontaminimi i merkurit po arrin nivele alarmante. 

Mërkuri është një nga dhjetë kimikatet më të rrezikshme në botë dhe është përhapur në nivele të larta në 46,000 liqene dhe lumenj në Europë, sipërfaqja e të cilëve arrin deri në 111,000 metra katrorë. Substanca e merkurit vjen kryesisht nga emetimet e krijuara nga djegia e drurit, përpunimet e ndryshme në minierat e arit dhe procese të tjera industriale. Më e rrezikshmja është se lënda e merkurit mund të qëndrojë  në mjedis deri në 3,000 vjet, theksoi raporti i agjencisë. Kjo është arsyeja pse kjo substancë mund të gjendet në ujë, në tokë dhe tek kafshët. Në atmosferë, përqendrimet e saj aktuale janë 500% më të larta se në natyrë ndërsa në oqeane janë 200% më të larta.

Sistemet e ujit janë më të prekurat nga merkuri, i cili në formën e tij organike, e njohur si zhivë, është edhe më e rrezikshme. Nëse konsumohet nga kafshët, ajo ndot zinxhirin e tyre ushqimor.

Lajm i keq është se masat dhe ndalimi i disa produkteve dhe proceseve industriale të vendosura nga Konventa Minamata nuk do të jenë në gjendje të zvogëlojnë  nivelin e lartë  të zhivës. Sipas një studimi të botuar në shkurt, lënda e mërkurit mund të ngrihet në ajër për shkak të përkeqësimit të ngrohjes globale. Ky nuk do të ishte një problem vetëm për Europën, por për mbarë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë