Hendekët e aksesit në rang global të vaksinave anti-Covid-19 po rrisin shqetësimet që vijimësia e shpërndarjes së koronavirusit do të sjellin më shumë versione të rrezikshme të patogjenit, duke dobësuar armët mjekësore dhe mandej duke shkatërruar ekonomitë.
Në një garë për të për të konfirmuar variantet e reja të koronavirusit, vendet e pasura por përfitojnë tashmë nga vaksinat e fuqishme. Teksa në SHBA, Britani dhe Bashkimin Europian janë bërë rreth 24 mln doza –më shumë se gjysma e tyre e administruar globalisht – një numër vendesh duhet të nisin fushatën e vaksinimit.
Pabarazia në arritjen e imunitetit nxit kërcënim si në vendet e pasura dhe jo të pasura. Duke i dhënë mundësi koronavirusit të avancojë dhe gjenerojë mutacione të reja, do të ketë konsekuenca thelbësore ekonomike dhe në shëndetin publik, duke shtuar më shumë vuajtjen teksa vdekjet e kanë kaluar 2 milion.
Parashikimi për rritjen
“Ne nuk mund të lëmë pjesë të botës pa akses në vaksina sepse do të na kthehet si bumerang,” tha Charlie Weller, kreu për vaksinat në fondacionin për kërkim shëndetësor Wellcome. “Kjo i bënë të gjithë në botë të rrezikuar.”
Shtetet po mbështeten në imunizimet efektive për të shpëtuar jetë dhe për të gjallëruar bizneset. Projeksioni i Bankës Botërore është për një rritje 4% këtë vit në varësi të shpërndarjes së vaksinës. Surging Covid cases and a delay to the delivery of inoculations, hoëever, could limit expansion to just 1.6%.
Vendet me të ardhura të larta kanë siguruar 85% të vaksinave nga Pfizer dhe Moderrna, sipas firmës së kërkimit me bazë në Londër, Airfinity Ltd.
Pjesa më e madhe e botës do të mbështetet tek prodhuesi I Mbretërisë së Bashkuar AstraZeneca Plc, për vaksinat, e cila është më e lirë dhe më e lehtë për tu shpërndarë, sëbashku me prodhues të tjerë si Sinovac Biotech Ltd e Kinës.
Nga 42 vende që përdorin vaksinat Covid që nga 8 janari, 36 ishin vende me të ardhura të larta dhe pjesa tjetër ishin me të ardhura të mesme, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus. Një numër në rritje i vendeve po ndjekin marrëveshjet e tyre të furnizimit, përveç pjesëmarrjes në një bashkëpunim global me Covax.
Mutantët e ardhshëm
Urgjenca po rritet ndërsa pandemia ka mbërritur në vitin e dytë. Variantet e reja që u shfaqën në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil duket se përhapen dukshëm më shpejt se versionet e mëparshme. Vetëm në muajin e kaluar, një "dimension i ri i rrezikut është hapur për botën", tha Rajeev Venkayya, president i biznesit të vaksinave Takeda Pharmaceutical Co.
Reduktimi i vdekjeve dhe sëmundjeve është parë si drejtuesi kryesor i shpërndarjes së vaksinave me shpejtësi, tha Venkayya, i cili punoi në administratën e George W. Bush për të zhvilluar një plan të gripit pandemik të SHBA-ve dhe drejtimin e vaksinave për Fondacionin Gates.
"Tani e kuptojmë që është gjithashtu shumë, shumë e rëndësishme për të kontrolluar transmetimin," tha ai, "jo vetëm për të mbrojtur ato popullata më të prekshme, por edhe për të zvogëluar rrezikun evolucionar të lidhur me këtë virus."
Ndërsa nuk ka asnjë provë që sugjeron se prodhimi aktual i vaksinave është joefektiv ndaj varianteve të rinj, mutantët e ardhshëm mund të jenë më pak reaktiv, tha Weller.
Prodhuesit e thonë se vaksinat mund të përshtetn për të luftuar variantet e reja brenda javësh nëse është e nevojshme. Gjasat që përshtatje të tilla do të jenë të nevojshme, janë rritur, tha Venkayya.
"Sa më gjatë që virusi lejohet të vazhdojë në pjesë të ndryshme të botës, ku nuk kemi një vaksinë," tha Anna Marriott, këshilltare e politikës shëndetësore në grupin anti-varfëri Oxfam, "aq më i madh është rreziku që vjen nga variantet e reja që mund të jenë më agresivë, më virulentë ose më të transmetueshëm ”.
Vaksinat janë testuar për aftësinë e tyre për të parandaluar simptomat, jo transmetimin. Akoma, performanca e tyre në provat klinike jep një tregues se sa efektive mund të jenë ata kundër përhapjes.
Hendeku i efektshmërisë
Dozat e vaksinave nga Pfizer-BioNTech SE dhe Moderna që kanë nivelet e efektshmërisë rreth 95% kanë ngritur pyetje në lidhje me nivelin e mbrojtjes.
“Hendeku nuk është thjesht dhe vetëm tek aksesi për vaksinat,”tha Yanzhong Huang, që punon në Këshillin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare me drejtim shëndetësinë. “Çështja është tek aksesi i vaksinave efektive.”
Vendet me të ardhura të mesme dhe të ulta po mbështeten tek AstraZenecadhe tek Universiteti i Oxford, që kanë ngjallur shqetësime në Australi që mund të mos jetë mjaftueshëm efektive për të gjeneruar imunitet tufe. Autoritetet shëndetësore atje, megjithatë, thanë se besojnë që vaksina angleze do të jetë e krahasueshme me Pfizer dhe Moderna për të parandaluar që njerëzit të sëmuren rëndë.
Vaksina e zhvilluar nga partnerët e Mbretërisë së Bashkuar, e prezantuar më herët këtë muaj, ka një nivel efiktshmërie 70%. Që mandej u rrit në 80% me një hendek më të madh mes dozave, bazuar në të dhënat e disponueshme të kufizuara,sipas rregullatorëve. Duke e zgjatur atë periudhë në tre muajnga një, më shumë njerëz do të mbrohen më shpejtë, teksa të dhënat tregojnë që niveli i antitrupave rritet, tha një zëdhënës i AstraZeneca.
"Një regjim i optimizuar që lejon vaksinimin e shumë më shumë njerëzve përpara, së bashku me një zinxhir të fuqishëm të furnizimit, do të thotë që ne mund të kemi një ndikim të vërtetë tek pandemia," tha ai.
Katër nivele shumë të ndryshme të mbrojtjes janë deklaruar nga Sinovac, duke filluar nga rreth 50% në më shumë se 90%. Zhvilluesi kinez tha se niveli më i ulët i parë në Brazil është tek punonjësit e mjekësisë që përballen me një rrezik të lartë të infektimit me Covid.
"Përkundër ndryshimit në shkallën e efikasitetit, të gjithë tregojnë aftësinë e vaksinës për mbrojtje, veçanërisht kundër nivelit të mesëm dhe të rëndë të sëmundjes", tha Sinovac.
Teksa tabloja po duket më e qartë, vaksinat janë gati njësoj efektive në parandalimin e vdekjeve dhe formës së rëndë të sëmundjes, tha Venkayya.
Aty ku ato ndryshojnë janë efektet anësore, kohëzgjatja e mbrojtjes dhe impakti në transmetim, një faktor tjetrë më kritik është përhapja e varianteve të reja të koronavirusit, tha ai.
Edhe vaksinat me një efektshmëri më të ulët do të kenë një impakt të konsiderueshëm. Rregullatorët e SHBA-ve vendosën një prag 50% për të vlerësuar efektshmërinë. Por ata do të kërkonin një përqindje më të lartë të njerëzve të gatshëm të vaksinohen për të arritur imunitetin e tufës, tha Huang.
Nëse vaksina më pak efektive po shpërndahen në tregjet emergjente, kjo do të ketë implikime të konsiderueshme ekonomike, gjithashtu, dhe “diferenca të thekshmenë prodhimet pandmeike në shtete,” -tha Justin-Damien Guenette, një ekonomist me eksperiencë pranë Bankës Botërore.
Shumë shtete po shpresojnë te Covax, që synon të shpërndajë vaksina në mënyrë të barabartë në çdo cep të planetit. Ende vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme po presin. Vende si Afrika e Jugut dhe Maljazia po vijojnë me marrëveshjet e frunizimit duke bërë biseda direkte me prodhuesit, dhe disa vende pop resin të marrin vaksinën e Pfizer.
Durimi po humbet
“Duket se vendet po humbasin durimin,” tha Huang nga Këshilli i Marrëdhënieve Ndërkomëbatre .
Covax ka sigururar akses për më shumë 2 mld doza, që do të shëprndahen në tremujorin e parë të vitit, dhe ka vendosur një synim për të vaksinuar 1/5 e popullsisë së vendeve deri në fund të vitit.Shumë nuk do të marrin vaksinat deri në 2024 vlerësojnë kërkuesit shkencorë.
Mobilizimi po rritet. India, një komb me më shumë se 1.3 miliardë njerëz, filloi një zinxhir masiv të vaksinimit të shtunën, një përpjekje që pritet të ndeshet me sfida ndërsa shtrihet në zonat rurale.
Mbrojtësit e vaksinave u kanë bërë thirrje vendeve të pasura të vaksinojnë ndërsa i shtyjnë kompanitë të rrisin kapacitetin prodhues. Ndërsa është herët, tendencat janë shqetësuese, tha Venkayya.
"Suksesi do të përcaktohet mei marrja e vaksinave për njerëzit kudo që janë," tha ai, "dhe ne nuk jemi ende të suksesshëm në atë përpjekje."
/Bloomberg/ Përshtati: Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.