Gazeta Si – Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka depozituar një kallëzim të dytë në SPAK ndaj kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, lidhur me padinë e bërë nga ky i fundit, ku e akuzon për përfshirjen e tij në trafikun e drogës në laboratorin e Xibrakës.
LEXO EDHE:
– Denoncimi për ‘Xibrakën’, Gazment Bardhi do të thirret në SPAK: Kanë nisur hetimet për Olsi Ramën
– Rama i përgjigjet Bardhit për hetimet e ‘Xibrakës’: SPAK ka mundësi të ndajë të vërtetën nga shpifja
Kërkesa e tij është e dyta brenda pak kohësh, pasi SPAK kishte vendosur fillimisht të mos e pranonte kallëzimin e tij të parë ndaj Bardhit, për shkak se ky i fundit nuk kishte bërë kallëzim në SPAK, por vetëm një kërkesë për rinisje të hetimeve për Xibrakën.


Në kallëzimin e dytë të Olsi Ramës, ai i referohet një statusi të Gazment Bardhit në 8 maj, ku kreu i grupit të PD-së thotë se SPAK e ka njoftuar zyrtarisht për rinisjen e hetimeve.
“Kërkoj regjistrimin e kallëzimit penal në ngarkim të z. Gazment Bardhi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për kryerjen e veprës penale të kallëzimit të rremë të parashikuar në nenin 305 të Kodit Penal.
Kërkoj marrjen e akteve të materialeve të kallëzimit penal nr.68, datë 9.4.2024 të regjistruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit sipas rregullave të parashikuara nga neni 191 i Kodit të Procedurës Penale, për shkak se i shërbejnë këtij kallëzimi të ri penal”, thuhet në kallëzimin e Olsi Ramës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.