Futboll

Akuzat, FSHF publikon dokumentet e transfertave bankare në llogaritë e Tiranës

Në vazhdën e çështjes së shumë diskutuar të momentit, në qendër të së cilës është Federata Shqiptare e Futbollit, që akuzohet për transferta të dyshimta në llogaritë e klubit të Tiranës nga paratë e UEFA-s, intitucioni që drejton futbollin në vend duket se ka vendiosur të flasë me fakte.

Akuzat kanë të bëjnë me faktin se transfertat nuk janë bërë në llogarinë zyrtare të Tiranës, por në llogari të tjera. FSHF kërkon të vërtetojë të kundërtën dhe për këtë qëllim ka publikuar sot dokumente bankare, që tregojnë se transfertat janë krejtësisht ligjore.

“Transaksionet e parave të mbërritura nga UEFA për klubin KF Tirana më 6 tetor 2020 janë kaluar në llogaritë zyrtare të klubit në ABI Bank dhe Union Bank, llogari të cilat dhe aktualisht që po ju dërgojmë këtë komunikim publik, janë të lira dhe kanë kryer pagesa”, - shkruhet në komunikatën e fundit të FSHF-së.

Çështja në fakt është jo pak e komplikuar. Familja e ish-presidentit të Tiranës, Metush Seferi, ka fituar gjyqin për shumën e 60 milionë lekëve, por nuk po shlyhet as me angazhimin e Përmbarimit.

Që në gjithë këtë histori ka një shkelje të rëndë, nuk diskutohet, tani mbetet të qartësohet se e kujt është përgjegjësia direkte. Fakti që një klub me kaq shumë borxhe merr pjesë në aktivitet bën me faj jo vetëm atë, por edhe organin që e organizon këtë aktivitet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë