Akulloret me përmbajtje kancerogjene vazhdojnë të jenë të eskpozuara për shitje në qytetin e Tiranës.
Në pikat e tre prej supermaketeve me emër në vendin tonë, në frigoriferët e tyre gjenden kutit me akullore të kompanive Mars dhe Snickers të ndaluara nga Bashkimi Europian.
Në fillim të muajit gusht, AKU-ja me urdhër të Autoritetit Europian për kujdesin ushqimor tha se ka kryer inspektime në terren, ka informuar subjektet tregtuese dhe ka tërhequr të gjitha akulloret e dëmshme nga tregu.
Në një komunikim për Gazeta “SI”, AKU tregoi se në Shqipëri janë importuar 39 ton akullore me përmbajtje oksid etileni dhe nga inspektimet në terren janë bllokuar të gjitha dhe janë grumbulluar në një ambjent gati për t’u asgjesuar.
Sipas Autoritetit 16.1 ton akullore janë shpërndarë, nga të cilat 11.7 ton janë shitur. 20 ton produkte kanë ngelur në magazinat e subjekteve importuese, ndërsa nga tregu janë tërhequr 4 ton që nuk janë shitur.
Nëse nga 4 ton produkte të tërhequra nga tregu në të gjithë Shqipërinë, në supermarketet e kryeqytetit, me numrin më të lartë të konsumatorëve, ka ende prezencë të tyre, si mund të jetë nëpër rrethe më larg Tiranës...?
Punonjësit e supermarketeve në Tiranë hezitojnë të japin përgjigje kur i thua se këto akullore nuk duhen shitur.
Përveç prezencës së produkteve kancerogjene që blejnë si fëmijë dhe të rritur, një problem edhe më i madh është mungesa e informacionit të konsumatorëve.
Autoriteti njoftoi bllokimin e akulloreve në 13 gusht. Gazeta Si pyeti këtë të hënë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për shitjen e akulloreve qe presupozohej të ishin të bllokuara, por nuk ka ende një përgjigje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.