Drejtësia

Shitja e akulloreve me substancë toksike, KLSH kallëzon në prokurorinë e Tiranës drejtorin e AKU

KLSH ka kallëzuar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, drejtorin e drejtorisë së përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, z. Bledar Skënderi.

Objekti i auditimit me të cilin lidhet dhe kallëzimi i Skënderit, është rasti i akulloreve të tregtuara me përmbajtje të lëndës toksike oksid etileni ku AKU ka kryer mosveprime që janë në kundërshtim flagrant me ligjin që rregullojne veprimtarinë e këtij institucioni. Kështu, sipas KLSH-së, drejtori i AKU-së ka shpërdoruar detyrën.

Alarmi për akulloret që po tregtoheshin në vendin tonë, u dha nga RASFF (sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin e popullatës dhe ushqimin për kafshë), mekanizmi i BE-së.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke marrë shkas nga problematika e trajtuar në disa media, për t’iu përgjigjur ndjeshmërisë së publikut dhe informimit të tij për çështjet që lidhen me garantimin e sigurisë ushqimore, ushtroi jashtë programit vjetor të miratuar, auditimin tematik në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë