Komunitet

Aksionet e ushtrisë për pastrimin e Shkumbinit, ambientalistët: Nuk priten rezultate

Gjendja alarmante e ndotjes në luginën e lumit Shkumbin ka vënë në lëvizje dhe ushtrinë, e cila po punon përgjatë aksit nacional Elbasan-Librazhd, kjo edhe në kuadër të nismës për pastrimin e brigjeve të lumenjve dhe detit në prag të sezonit turistik.

Por zgjidhja mbetet larg, pasi në shumë qytete mungojnë vendgrumbullimet e mbetjeve. aksionet mbeten kohë dhe energji e shpenzuar kot.

“Pastrimi vullnetar po dhe i organizuar gjithmonë është i mirëpritur, dhe i shërben pastrimit në përgjithësi, përpjekjeve për përmirësimin e mjedisit, të pamjes, të një vendi për të pritur sidomos tani në kohën e verës turistët. Gjithmonë ka vend për vullnetarizëm, po nuk është zgjidhja e problemit. Ajo do nisur me detyrat që ka secili, sidomos bashkitë për të krijuar kushte që këto mbeturina të çohen në landfille, ku mund të bëhet dhe riciklimi, ndarja e tyre”, thotë ambientalisti Ahmet Mehmeti.

Përveç mosdisiplinimit të subjekteve që ushtrojnë aktivitetine tyre përgjatë lumenjve, problem mbetet situata në fshatra ku pjesa më e madhe i hedh mbetjet urbane në përrenj, lumenj qe përfundojnë më pas në det.

Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë