Aksionerët pretendojnë se Adidas nuk arriti të minimizonte ekspozimin e tyre nga rrezikut pasi komentet antisemitike të reperit dhe stilistit Kanye West çuan në një rënie të madhe të markës.
Aksionarët e Adidas thonë gjithashtu se drejtuesit e markës e dinin për sjelljen problematike të reperit përpara se të përfundonte partneriteti i tyre.
Aksionerët gjithashtu pretendojnë se Adidas nuk arriti të minimizojë humbjet financiare ose të marrë masa paraprake.
“Ne i hedhim poshtë këto pretendime të pabaza” tha Adidas në një deklaratë duke iu përgjigjur padisë, duke shtuar se kompania “do të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur fuqishëm kundër tyre”.
West, i cili njihet si Ye, nuk është palë në padinë, e cila u ngrit në SHBA.
Nën markën Yeezy, Ye projektoi veshje sportive dhe atlete që ishin jashtëzakonisht të suksesshme për Adidas.
Por gjigandi i veshjeve sportive i dha fund bashkëpunimit me Ye tetorin e kaluar pasi ai lavdëroi Adolf Hitlerin dhe nazistët në një intervistë.
Adidas ka zbuluar se mund të humbasë deri në 1.2 miliardë euro nga produktet e pashitura Yeezy nëse vendos të mos i shesë ato.
Kur kompania përfundoi marrëdhënien me Ye në tetor, ajo tha se “Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes. Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin e ndërsjellë dhe drejtësinë”.
Por padia pretendon se Adidas dinte për sjelljen e Ye më parë, duke pretenduar se ishte diskutuar nga ish-shefi ekzekutiv Kasper Rorsted si dhe drejtues të tjerë të lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.