Sociale

Aksidentet në shtator u rritën me 13.1%

Nga të dhënat e INSTAT, rezulton se përgjatë muajit Shtator ka pasur një rritje të aksidenteve rrugore. Rreth 138 nga 122 aksidente të ndodhura në muajin Shtator në vitin 2019, një rritje prej 13.1 për qind. Sipas të dhënave në muajin shtator është rritur rrjedhimisht edhe numri i të plagosurve me 184 persona nga 152 që ka qenë vitin e shkuar.


Ndërkohë, bëhet më dije se shkak i këtyre aksidenteve në pjesën më të madhe të rasteve ka qenë si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjetit, ndërsa grup mosha të cilët kanë kryer aksidentet janë 25-34 vjeç, duke zënë kështu 33,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 17,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkaq, aksidentet për shkak të sjelljes së këmbësorit kanë ndodhur në 14.1 për qind të rasteve. Sipas të dhënave numri i aksidenteve për shkak të sjelljes së këmbësorit është ulur 21,1 %, krahasuar me një vit më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë