Ka ndodhur

Aksident tragjik në kthesën e Viroit, makina përplaset me mjetin e ushtrisë, dy të vdekur, një i plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në kthesën e Viroit në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet është përplasur me një makinë të ushtrisë, duke rezultuar në vdekjen e dy personave.

Automjeti tip “Volkswagen Cady” që drejtohej nga një 58-vjeçar është përplasur me automjetin e ushtrisë, tip “Mad” që drejtohej nga një 54-vjeçar.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i nxjerrë mjetet nga rruga dhe për pasojë , ka humbur jetën shoferi dhe pasagjeri i Volkswagenit. Ndërkohë, është dëmtuar lehtë 54-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, ndërkohë që priten hetimet për të zbuluar shkaqet e përplasjes.

Deri më tani, identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë